“Adios” Barcelona, ja ku po transferohet Traore

KONFIRMOHET: Mane lojtar i Bayern Munchen!

Pas huazimit te Barcelona, Adama Traore mund të rikthehet në Premier League për të luajtur për Leeds United, i cili do të përpiqet ta nënshkruajë atë në funksion të largimit të mundshëm të brazilianit Raphinha.

Duket se Adama Traore nuk do të vazhdojë te Barcelona sezonin e ardhshëm. Klubi katalanas nuk do të ekzekutonte klauzolën e tij të blerjes dhe anësori spanjoll do të duhet të kthehet te Wolverhampton, përcjell ORAinfo.

KONFIRMOHET: Mane lojtar i Bayern Munchen!

26-vjeçari mund të jetë i vendosur të bashkohet me një tjetër klub në Premier League këtë verë. Siç raporton ‘Sport’, emri i tij figuron në listën e ngushtë të Leeds United.

Pas konfirmimit të transferimit të Marc Roca-s, skuadra angleze mund të bëjë një tentativë për të nënshkruar me Adamën, para një largimi të mundshëm të Raphinha-s, lojtari brazilian i cili pati një sezon të mrekullueshëm dhe që kërkohet nga disa klube të rëndësishme./ORAinfo/