Çfarë është sulmi në tru dhe cilat janë simptomat?

Sulmi në tru është urgjencë mjekësore dhe ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë. Sulmet në tru shkaktohen kur enët e gjakut në tru shpërthejnë, ose kur zhvillohet ndonjë bllokadë.

Çfarë është sulmi në tru dhe cilat janë simptomat?

Nëse nuk trajtohet, qelizat në tru fillojnë shumë shpejt të vdesin dhe, si rezultat i kësaj, sulmi në tru mund të bëhet shkaktar i vdekjes apo mund të shkaktojë çrregullime të ndryshme. Nëse ndonjë familjarë apo miq i juaji është duke pasur simptoma të sulmit në tru, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore, transmeton Telegrafi. Janë dy lloje të sulmit të tru – isemike dhe hemorragjike. Në mënyrë të ngjashme me sulmin në zemër, ai në tru shkaktohet prej ngushtimit të venave të gjakut në tru. Përderisa bëhemi më të vjetër arteriet bëhen më të ngushta, duke e rritur mundësinë e bllokimit të tyre. Problemet e ndryshe shëndetësore, por edhe mënyra e jetesës siç është pirja e duhanit dhe të qenit mbipeshë, e rrisin rrezikun e sulmit në tru. Rreth një nga 8 personat vdesin përbrenda 30 ditëve të vuajtjes nga sulmi në tru, sipas Stroke Association.