Afati i Kushtetueses përfundon për dërgimin e komenteve për dekretin e Thaçit

LDK pritet të vendosin për emrin e zv.kryeministrit dhe 7 ministrave

Përfundon afati për dërgim të komenteve në Kushtetuese për dekretin e Thaçit.

Ka kaluar afati për dërgimin e komenteve për caktim të masës së përkohshme për dekretimin që presidenti Hashim Thaçi ia bëri Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Të enjten, Lëvizja Vetëvendosje dërgoi ankesën në Kushtetuese, ndërsa në mëngjesin e së premtes, një ditë para seancës së paralajmëruar nga LDK-ja për votim në Kuvend, Gjykata Kushtetuese u dha palëve afat për komente për caktim të masës së përkohshme deri në orën 12:00.

Askush nga të përfshirët në këtë rast nuk ka njoftuar publikisht nëse kanë dërguar komente në Kushtetuese.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !