AGK dënon arrestimin e kameramanit, Albion Selitaj – kërkon lirimin e menjëhershëm

Ja kush e kishte në pronësi AgroKosovën që sot AKP-ja e mori me forca policore

AGK dënon arrestimin e dhunshëm të kameramanit Selitaj nga Policia.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar arrestimin e kameramanit Albion Selitaj, gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në zyret e “AgroKosova Holding”.

AGK ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kameramanit të agjencisë së lajmeve Ekonomia Online.

Poashtu AGK ka dënuar ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Reagimi i plotë:

AGK-ja dënon arrestimin e kameramanit, Albion Selitaj – kërkon lirimin e menjëhershëm

Policia e ka arrestuar sot në Suharekë kamermanin e agjenicsë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrëm e tij, duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”.

AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.

AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medial në ngjarje të tilla