Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë të lënduar

Deputetja e PDK-së publikon për herë të parë foto shtatzëne, kaq shumë qenka shëndoshur

5 të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pesë persona kanë mbetur të lënduar, nga aksidenti mes një kamioni dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili është shprehur se pesë persona kanë pësuar lëndime.

“Në ora 13:30 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën për Shqipëri (dalja Malishevë). Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia e trafikut është marrë me aksidentin”, është shprehur Krasniqi.