Aksident i rëndë në Deçan, vetura ndahet në dysh

Aksidente janë shtuar ditëve të fundit.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00, në Deçan, konkretisht në rrugën “Elez Geci”.

Sipas fotografive të publikuara, shihet se vetuar e aksidentuar është e ndarë në dysh nga përplasja që ka pasur me një kamion, mirëpo nuk dihet për gjendjen e të lënduarit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin për Reporteri.net.

“Me datë 21.11.2021, rreth orës16:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Pozhar-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara nje veture dhe nje kamionete dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti me autoambulancë është dërguar në spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Policia e Pejës për Reporteri.net.

Lajme me shume...