Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Prishtinë, vdes një person

Engjeullsha del në shëtitje me Matinin, veshja e saj lë për të dëshiruar

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka njoftuar se saktësisht aksidenti ka ndodhur në fshatin Parallovë, ndërsa nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vetaksident ku i involvuar ishte një kamion për transport të drunjve, transmeton lajmi.net.

“Ju njoftojmë se me datën 19.06.2022 rreth orës 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Novobërdë. Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit me urgjencë në vend të ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura)”, tha Hashani.

Ai gjithashtu theksoi se drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka ndërruar jetë.

“Për rastin është njoftu prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan”, u shpreh Hashani.