Aksident në Hajvali, lëndohen dy persona

Zgjedhjet lokale në disa komuna u pasuan me dorëheqje të kryetarëve të degëve

Një aksident trafiku ka ndodhur në Hajvali.

Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut sonte në Hajvali të Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 18:30, në Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.

Lajme me shume...