Aksidenti në Bullgari, Haradinaj: Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit

iPhone-t e rinj supozohet se vijnë me USB-C

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 45 persona, për të cilët raportohet se janë shqiptarë, kryesisht të moshave 25-30.

“Dhimbje e madhe për dhjetëra jetë të humbura, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin tragjik në Bullgari. Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të viktimave e lutemi që të shërohen të lënduarit. Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan deri tek ky aksident i rëndë, nga i cili arritën të mbijetojnë shtatë persona për të cilët Zoran Zaev tha se janë në gjendje stabile, njofton Klankosova.tv.

Lajme me shume...