Aksidentohet autobusi në Gjilan dhe i këput telat e rrymës, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën mbrëma rreth orës 21:20 në rrugën Gjilan – Ferizaj, ku i përfshirë ka qenë një autobus dhe kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Si pasojë e aksidentit, janë këputur disa tela të rrymës dhe një korsi është bllokuar për pak kohë.

“Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 në rrugën e Ferizajit, afër restorant ,,ASTORIA” – Gjilan, ka ndodh një aksident ku i përfshirë është një autobus i cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë”, tha Hashani.

Me rastin janë duke u marrë Njësitet e Trafikut Rajonal.