Aksion kundër kriptovalutave, konfiskohen 39 pajisje në Prishtinë

Vazhdon edhe më tutje aksionet kundër prodhimit të kriptovalutave.

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin për sekuestrimin e aparateve që prodhojnë kriptovaluta.

Në një postim në Facebook, PK-ja bën të ditur se sot janë sekestruar edhe 39 aparate, ku 35 prej tyre ishin në funksion kur po kryhej kontrolli, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Me datë 08.01.2022, njësitet nga Stacioni Policor veriu Prishtinë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës”, ku janë gjetur dhe sekuestruar 39 mjete për prodhimin e kriptovalutave, 35 prej të cilave në kohën kur po kryhej kontrolli ishin në funksion”, thuhet në njoftim.

PK bën të ditur se marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme.

Lajme me shume...