Aktakuzë kundër katër zyrtarëve, dyshohen për keqpërdorim të pozitës

Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë pas aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër katër zyrtarëve, dyshohen për keqpërdorim të pozitës.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër F.M, Dh.H, G.D dhe E.T, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, tre të parët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, derisa E.T i ka ndihmuar.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër katër (4) të pandehurve me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T.

Prokurori Speciale njofton se tre të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.

Ndërkaq i pandehuri E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.