Aktori kosovar i shkruan letër nënës së tij që i vdiq vitin e kaluar: “Shumë vështirë, veç shpirti jem e din”

“Shumë vështirë, veç shpirti jem e din”, aktori kosovar i shkruan letër nënës së tij që i vdiq vitin e kaluar.

Muhamedi Arifi ka ndarë një shkrim emocionues në rrjete sociale.

Vitin e kaluar atij i vdiq nëna ndërsa sot ai i ka bërë një dedikim, shkruan lajmi.

“Pjesën më të vështirë po e kam kur po vi në shtëpi edhe s’po del me më pritë sepse zanin më duket shpesh ta ni te dhoma jote”, shkruan ndër të tjera aktori.

Ndryshe, Muhamed Arifi u njoh në publik te roli i tij në serialin “Fara e Flliqt”.

Postimi i plotë i aktorit:

Mam hajde flasim pak se u bo 1 vjet qe skemi fole bashke e fort jom mërzit…

Me ka marr malli me u ule e me fole me ty e me te pa ne ate ftyre plot NUR e sharm e plot energji e pozitivitet, me ka marr malli me ta ni erën e zanin MAM.

Kohe ma te gjate Mam ne shtëpinë tone jemi veq unë edhe babi, besom qe nuk është ma ajo shpija qe ka qene, kurgjo nuk eshte e njejte, e ka kaplu ni qetsi e madhe edhe ni zymtesi qe kurr se kisha besu qe do ta kaploj.
Pjesen ma te veshtine pe kom kur po vi ne shtepi edhe spo del me me prite sepse zanin me duket shpesh ta ni te dhoma jote.

Fort po me dhem shpirti moj Mam kur me bjen ne mend qe sje edhe sdo te jesh me kurr me neve ne kete bote, e kam te pa mundur ta spjegoj me fjale.

Mam me ka marr malli me me thirr ne telefon, me ka marr malli me te marr ne kerr e me dal me shetit, me ka marr malli me me bertite, me ka marr malli me me sha qysh me shajshe, me ka marr malli mam me me gjujt me papuqet e tua te vogla nr 36 hahahaha, me ka marr malli me hanger mengjes bashke e me pi caj ne tavoline, me ka marr malli per ato pitet e tua qe kur i bojshe me thirreshe ne tel “hajdeee Met se kom bo pite nane”.

Mam ti e din qe je kan shoku ma i mire i jetes tem, ty ste kom pas veq nane ty te kom pas gjithcka e din edhe ti, mam prej qe sje ti ma me neve une ma sjam i plote, nuk jam ai qe kam qene. Me ka marr malli mam me me ule perballe e me me fol e me motivu per jete per pune, e me me thane ne fund “ngoje ti nanen se kur ste bjen keq”.

Shume veshtire e kom kalu kete kohe veq shpirti jem e din. Mam u bo 1 vjet qe sje ma me neve, fort me ka marr malli tkom dasht e t’du deri ne frymen tem te fundit”.