Alarm për bomba në disa shkolla në Kosovë

Tërheqja e mjeteve nga Trusti shqyrtohet sot në Kuvend

Procesi mësimor nëpër disa shkolla në komunat veriore të vendit është ndërprerë sot në mëngjes për shkak të mesazheve anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba.

Mediumi lokal në veri Kossev raporton se kërcënime për bomba ka pasur në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Mitrovicën e Veriut.

Tërheqja e mjeteve nga Trusti shqyrtohet sot në Kuvend

Nxënësit që mëngjesin e sotëm kanë shkuar në shkollë si zakonisht, janë detyruar të kthehen në shtëpi.

Në vendngjarje, përballë vetë shkollës ndodhet një patrullë policie, dhe sipas drejtorit, tashmë po bëjnë kontrolle të brendshme.

Kërcënime për bomba raportohet se ka pasur edhe në dy shkolla të tjera në këtë pjesë.

Tërheqja e mjeteve nga Trusti shqyrtohet sot në Kuvend

Ndërkohë, siç ka raportuar RTV Kim, sot në mëngjes në adresën elektronike të shkollës fillore “Kralj Milutin” në Graçanicë po ashtu ka pasur alarm për bombë, të cilin e ka konfirmuar drejtori i shkollës Vladimir Milkiq.

Alarm për bombë ka pasur edhe në Llapna Sellë dhe Çagllavicë.