Shumë mjekë profesionistë po ikin nga Kosova.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë mjekët në Kosovë po ikin nga mungesa e prespektivës dhe pakënaqësisë në paga.
Dreshaj theksoi se edhe sot ndodhi një rast i braktisjes së vendit.
“Mjeku i ri F.L., i përgatitur me shumë mund për vetën dhe kosto për vendin, nga sot kontributet e tij profesionale dhe shkencore do ti dhuroj në një vendi tjetër, e krejt kjo si pasojë e pakënaqësisë me paga si dhe mungesës së perspektivës për të nesërmen”, tregoi Dreshaj.
“Është koha që të kalohet nga fjalët në vepra, pagesa adekuate dhe dinjitoze është imperativë i kohës që të ruhet cilësia dhe substanca nacionale në vend. Qeveri vepro. Ligji i pagave është imperativ i kohës dhe zgjedhja e vetme në ketë situatë”, përfundoi deputeti i AAK-së .