Alberija sapo ka dalë nga grimerja, frizura e saj merr gjithë vëmendjen

Alberije Hajdergjonaj, është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Ajo vazhdon që jetën e saj ta jetojë në kontinentin e largët, Amerikë, por kjo nuk e ka ndaluar që ajo të bëhet pjesë e ahengjeve dhe dasmave të ndryshme në vendlindje, shkruan ORAinfo.

E duket se për këngëtaren nga Deçani, sezona veç se ka filluar, pasi ajo është ftuar si këngëtare në shumë dasma shqiptare.

Së fundi ajo ka publikuar një foto ku shihet e rregulluar e grimuar te grimerja. Gjithë vëmendjen e merr frizura e saj valë-valë./ORAinfo/