Albin Kurti përgjigjet nëse i refuzohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 shkurtit

Përgjigjja e Albin Kurtit nëse i refuzohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se pengesa të ndryshme do të dalin rrugës, porse asnjëherë nuk e ndalin.

Këtë fjali ai e tha kur është pyetur se si do të reagojë nëse i refuzohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Me 14 shkurt nuk është më ajo situate e vjetër me cilën parti. Është referendum ku qytetarët përcaktohen për zgjidhje të thjesht, partitë e vjetra të regjimit që në vitin 2020 refuzonte të shkonte dhe ardhmërinë përpara që do ta nxjerr vendin nga kriza. Nuk janë zgjedhje për parti, është referendum”, tha ai.

“Pengesat e ndryshme me siguri që dalin rrugës, por ato nuk na ndalin asnjëherë, qofshin të aspektit të interpretimit juridik apo politike. Nuk ka më pengesa që janë të patejkalueshme. Nuk mund të përgjigjem me nëse, sepse s’ka pengesa që na ndalin më”, shtoi Kurti.