Aleatët e Bashës të zhgënjyer: Ka marrëveshje PD-PS-LSI në dëm të partive të vogla

Dita ditës aleatët e opozitës po shfaqen të zhgënjyer me sjelljen e PD dhe LSI në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Pa shumë zhurmë dhe larg vëmendjes se mediave aleatët e Lulzim Bashës zhvilluan një takim informal ku ndanë shqetësimet e tyre për ndryshimet qe te mëdhenjtë po i bëjnë kodit elektoral në dëm të të vegjëlve.

Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste mendon se kohë për ndryshim sistemi ka ,por nuk ka vullnet, jo vetëm nga PS, por edhe nga dy aleatët e mëdhenj PD dhe LSI.

Nga tryeza e këshillit politik, aleati i Bashës është i bindur se kodit aktual do i bëhen vetëm arnime.

Aleatët e Partisë Demokratike, pak muaj me parë, propozuan një formulë te re për regjistrimin ne zgjedhje, duke kërkuar një grupim politik brenda koalicionit. Kërkesë, e cila është rrëzuar.

Aleatët do e shtojnë presionin e tyre, por ne kushtet kur afatet nuk janë ne anën e tyre rruga e vetme do jenë thirrjet individuale ndaj mbështetësve te tyre ditën e zgjedhjeve.

Agron Duka konfirmon se kritikat dhe mendimi ndryshe brenda aleatëve nuk e lëkundin koalicionin dhe as nuk do prodhojnë largim te tij nga boshti opozitar.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !