Aleksander Vucic sërish insiston se duhet një kompromis në dialogun me Kosovën

Kryeministrja serbe: S’kemi lajme të mira nga dialogu, evropianët kundër “Open Ballkan”

Vucic insiston se duhet një kompromis në dialogun me Kosovën.

Presidenti serb Aleksander Vucic, në një bisedë me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre ka thënë se dialogu Prishtinë – Beograd është rruga e vetme për të gjetur një zgjidhje kompromisi duke shtuar se Beogradi mbetet i përkushtuar për paqe dhe stabilitet.

Presidenti Vucic ka thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Norvegjisë edhe pse janë të mira në të gjitha fushat ka vend edhe për përmirësim të dialogut politik në nivelet më të larta, përfshirë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve raporton RTS, transmeton Gazeta Express.

Vucic theksoi nevojën e një forumi serbo-norvegjez dhe mundësitë që mund t’i hapë për bashkëpunim. Në telefonatën me kryeministrin norvegjez ai i kërkoi që investitorët norvegjezë ta rrisin prezencën në tregun e Serbisë.