“Jam vonë për drekë”, ambasadori Abbott nuk flet për takimin me Kurtin.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, nuk është deklaruar fare për media lidhur me takimin që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti,në Qeveri.
Ambasadori Abbott ka deklaruar se është vonë për drekë.
“Jam vonë për drekë” dhe “Jo faleminderit”, ka qenë përgjigjja e tij e dhënë kur është pyetur nga Klan Kosova mbi rrjedhën e kësaj mbledhje në Qeverinë e Kosovës.
Ndryshe sot në Qeverinë e Kosovës kanë shkuar ambasadorët e QUINT-it, anipse ky takim nuk ishte paralajmëruar nga ana e Qeverisë.
Deri më tani nuk është dhënë asnjë detaj lidhur me zhvillueshmërinë, teksa takimi vie pak ditë pas zhvillimeve të shumta në veri të vendit.