Ambasadori kosovar takohet me Macronin, ia dorëzon letrat kredenciale

Sërish tensione në xhaminë e fshatit Halabak të Podujevës

Sot Mehdi Halimi, është takuar me presidentin Macron.

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi i ka dorëzuar presidentit Macron letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Halimi i dorëzoi letrat kredencialet në një ceromoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit në pallatin presidencial Élysée, kështu njoftoi ambasada e Kosovës në Francë.

“Në një ceremoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Élysée, Ambasadori Halimi i dorëzoi Presidentit Macron Letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani”, thuhet në njoftim.