Ambasadori rus në Poloni sulmohet nga turma me ngjyrë të kuqe, dalin pamjet

Ambasadori i Rusisë në Poloni është sulmuar me ngjyrë të kuqe nga protestuesit teksa nderonte ushtarët e Bashkimit Sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Turmat bërtisnin ‘fashistë’ ndaj Sergej Andrejevit derisa e rrethuan atë. Kjo vjen pas 10 javësh lufte brutale në Ukrainë.

Shumë prej tyre mbanin flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta, derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se “e keqja ka rilindur 77 vjet pasi nazistët u mundën në Evropë”.