Analistët: Kosova bëri gjënë e duhur që refuzoi ‘Mini-Shengenin’ e Vuçiqit dhe Ramës


Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal i mbajtur sot në Shkup përfundoi me nënshkrimin e një marrëveshjeje dhe dy memorandume bashkëpunimi midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rama, Vuçiç dhe Zaev gjithashtu vendosën të riemërtojnë nismën, qëllimi përfundimtar i së cilës është heqja e kufijve dhe thjeshtimi i burokracive midis fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, duke e quajtur atë “Open Ballkan”

E njohur më herët si Mini-Shengen, nisma ndezi një debat midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën që refuzuan t’i bashkohen atij.

Njohësit e çështjeve politike e kanë vlerësuar të drejtë vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të mos marrë pjesë në këtë forum.

Ata theksojnë se nga kjo iniciativë del se Serbia dhe Shqipëria janë më të koordinuar në politikën e jashtme më shumë se sa Kosova dhe Shqipëria.

E njëjta, po vlerësohet improvizuese dhe e dëmshme për Kosovën, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”

Analisti Enver Bytyqi ka thënë se ndryshimi i emrave nuk sjell ndryshimin e përmbajtjes së aktorëve të asocacioneve të ndryshme, por përkundrazi ndryshimi iemrave ka rezultuar se shërben për të maskuar identitetin njerëzor. Ose identitetin e një asocacioni.

Ai ka thënë se qasja e Kosovës është evropiane. Ai ka thënë se kjo është një goditje për Kosovë.

Bytyqi tha se nuk ka ndodhur që ndonjë lider shqiptar të mbajë anën e Serbisë.

Ai tha se Rama i merr vendimet me Vuçiq dhe u thotë shqiptarëve të Kosovës hajdeni tek ne.

“Unë mendoj që Open Ballkan është një maskë e cila kërkon t’i japi një dimension tjetër iniciativës së Minishengenit por realisht nuk ndryshon asgjë prej atyre projeksioneve që në fillim, në Novisad fillimisht, pastaj në SHkup, në Tiranë e Beograd. Ne shqiptarët kemi dy alternativa, njëra është ajo që përmendi z.Kurti alternativa e aleancave drejt përnedimit duke filluar me Malin e Zi dhe Kroaci që janë dy shtete aleate të natyrshme të shqiptareve me të cilët shqiptarët nuk kanë asnjë problem as territorial e as urrejtje fetare e kështu me radhë. Dhe alternativa e dytë është ajo që z.Rama e shpalli sot në Shkup si një strategji të Shqipërisë për ta relaizuar Open Ballkan”, tha ai.

Sipas tij, iniciativa e Mini-Shengenit ose “Open Ballkan” është një iniciativë që bie në kundërshtim me objektivat dhe parimet e BE-së.

“Kjo është një iniciativë që merr karakteristikat e forkumit euro-aziatik që merr pjesë Serbia e ku bëjnë pjesë Rusia, Kina e vende të tjera të euroazisë. Kjo iniciativë e ndryshuar sot si emërtim i hap rrugë më shumë prezencës së fuqive të tjera jashtë evropaine sepse Serbia është një vend I cili refuzon në mënyra të ndryshme jo hapur integrimet në NATo dhe BE është iniciativë që i kundërvihet BE-së, dhe kjo ka për qëllim tiI ndihmojë presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, tha Bytyqi.

Sipas tij duke rekrutuar z. Rama dhe Zaev ai krijon një koalicion me të cilin përballet me BE-në dhe nuk mbetet i vetëm dhe zgjidh synon synimet e Serbisë.

Ndërsa Demiush Shasha ka thënë se fatkeqësisht kjo tregon një koordinim më të mirë të Shqipërisë me Serbinë se sa me Kosovën.

“Nëse ju kujtohet edhe në kohën e z. Ramush Haradinaj, në Qverinë Kurti 1, Qeverinë Hoti ka një konsistencë në gjithë spektirn politik, kjo nuk është një mosmarrëveshje personale ndërmjet dy individëve por është një shembull i radhës për një hendek të amdh në politikën e jashtme mes Kosovës e Shqipërisë. Që nga lansimi I idesë në cdo takim po shpërfaqet mungesa e koordnimit në mes Kosovës e Shqipërisë. z.Rama është në qëndrim absolutisht të kundërt me Kosovën. Është një ironi, një fatkeqësi që neve cfarë shohim një koordinim shumë më të afërt në mes Serbisë e Shqipërisë sesa në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë ai.

Shasha ka folur edhe për dallimin ndërmjet procesit të Berlinit dhe Mini-Shëngenit.

“Të jesh pjesë e procesit të Berlinit apo të Mini-Shengenit ka disa dallime thelbësore. Le të fillojmë me kush kryeson. Procesin e Berlinit e kryeson Gjermania një aleat I Kosovës kurse Mini-Shenegnin e kryeson Serbia”, tha ai.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...