Andi ka munguar prej më shumë se një jave në emisionin “Përputhen”. Gjatë puntatës së fundit, Bora Zemani bëri të ditur se ai ka refuzuar të komunikojë me produksionin.
“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me Andin, çfarë e ka bërë të stepet, deri në këtë moment ka qenë shumë korrekt, serioz”, tha Bora.
Mbi këtë situatë u pyet edhe Tea, e cila ka treguar se ka vijuar të komunikojë me Andin.
“Kam vazhduar komunikimin me Andin, kemi folur përmes Whats App-it, ka qenë goxha sëmurë, ka patur infeksion të rëndë në bajame. Do doja ta lija atë të fliste për hatërmbetjet me produksionin. Nuk dua të them fjalë në emër të tij”, u shpreh Tea.
The post Andi largohet nga “Përputhen”? Veprimi i tij i fundit habit ndjekësit appeared first on Zonë E Lirë.