Anglia shënon vetëm 5 viktima të koronavirusit në spitale

“Nuk është kurrë vonë”/ 96-vjeçari në Itali kthehet në studentin më të vjetër të vendit Organet shëndetësore në Angli kanë njoftuar në raportin më të ri se pesë persona të diagnostikuar me koronavirus kanë vdekur në spitalet në mbarë vendin. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit që janë regjistruar në spitalet e Anglisë shkoi në 29,347, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express. Pacientët që humbën jetën nga sëmundja e re ishin nga mosha 52 deri në 86-vjeçare dhe të gjithë kishin probleme shëndetësore shoqëruese. Anglia është shteti më i prekur nga katër shtetet e Mbretërisë së Bashkuar. Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore kanë shënuar shumë më pak viktima. Ndryshe, Britania e Madhe është shteti me më së shumti viktima të koronavirusit në Evropë dhe një ndër vendet më të prekura në botë. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka kërkuar nga zyrtarët shtetërorë që të hartojnë një plan për ta shmangur izolimin e dytë të vendit, por nuk është përjashtuar ashpërsimi i masave kufizuese.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !