Ankandi ndërkombëtar/ Kompani franceze për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë, ja çmimi (DETAJE)

Kompania franceze “Voltalia as” është fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë me çmimin prej 24.89 euro për megavat. Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një ditë të mirë për ekonominë shqiptare sepse në sistem po futet një investim i huaj me mbi 100 mln euro.

“Më vjen shumë mirë që pas një periudhe jo të shkurtër arritëm që të finalizojmë këtë proces duke pasur parasysh edhe një periudhë që na hyri në mes, që si pasojë e epidemisë solli shumë pezullime dhe shtyrje të proceseve dhe të vetë garave që ishin shpallur.

Më vjen mirë që ne ne jemi në gjendje që të shikojmë konkretisht finalizimin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit energjetik duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre, energjisë diellore në sistem dhe një investim të huaj mbi 100 mln euro. Do të bëhet nga një kompani me prestigj ndërkombëtar.

Kjo është një ditë shumë pozitive për Shqipërinë. Deri në 2050 pritet që të trefishojë nevojën për energji bota ku jetojmë. Ky është parku më i madh në rajon. Për ne është fillimi i një procesi, ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve. Çmimi është fantastik, jashtë cdo parashikimi, pritshmëritë ishin larg. Uroj që të jemi në kantier në vjeshtë’ tha Rama.

Ndërsa ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se kompania franceze i ka plotësuar të gjitha kushtet. “Ky është një çmim rekord për të gjitha parqet energjetike. Oferta është e jashtëzakonshme” tha ajo.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !