Aouar në Serie A tek skuadra që nuk e mendoi askush

Merkato e bllokuar e Milanit

I surprizon të gjithë: Houssem Aouar në Serie A tek skuadra që nuk e mendoi askush.

Deri para 2 vitesh ishte padyshim njëri prej mesfushorëve më të kërkuar në tregun europian por tashmë vëmendja ndaj tij është zbehur.

Houssem Aouar po kërkon që këtë verë të përfundojë aventurën me Lyon.

Më herët në kërkim të tij ishte Juventus e Inter por dështuan ta transferonin talentin francez ndërkohë që tani Roma e Jose Mourinhos është shumë pranë arritjes së një marrëveshje.

Romanët kanë bërë gati ofertën prej 20 milionë eurosh por një ofertë e tillë sipas gjasave më të mëdha do të refuzohet.

Mirëpo Giallorossët janë të vetëdijshëm për një fakt të tillë dhe shuma prej 20 milionësh pritet të rritet gjatë javëve të ardhshme.