Apple ndërpret prodhimin e iPod touch pas 21 vjetësh

Apple ka njoftuar se do të ndërpresë prodhimin e pajisjes së parë për të dëgjuar muzikë, iPod touch. Kompania thotë se iPod touch do të mbetet i disponueshëm për t’u blerë “vetëm ato që kanë mbetur në stoqe”, shkruan BBC.

iPod touch është përditësuar për herë të fundit më 2019.

MP3 player-i u lansua në vitin 2001 dhe mund të ruante 1000 këngë. Sot ka më shumë se 90 milionë këngë të disponueshme përmes shërbimit të transmetimit të Apple, Apple Music.
Sipas Apple, ka qenë gjithmonë e pashamngshme që iPhone një ditë ta zëvendësonte iPodin.