Ata janë çifti më i komentuar i momentit.
Arbenita Ismajli ka postuar disa foto me burrin e saj, reperin Fero, teksa ky i fundit është involvuar në një debat me reperin e vjetër, UniKKatil.
Arbenita ka shfaqur një set të ri të fotografive e ku Arbenita shihet e ulur në prehrin e Feros duke e përqafuar atë.
Ajo ka të veshur një fustan të bardh dhe në një moment e shikon kamerën kurse në një tjetër jo.
Kujtojmë se para dy dite Arbenita e ka festuar ditëlindjen e saj. Çifti kanë një vajzë të vogël të cilën e kanë pagëzuar me emrin Nina.