Armend Muja gjen arsyetim edhe për hapjen e valës së re të privatizimit

Blinken mbi rrezikun që paraqet Kina

Muja i VV-së gjen arsyetim edhe për hapjen e valës së re të privatizimit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka gjetur një arsyetim për hapjen e valës së re të privatizimit nga Agjencia Kosovare për Privatizim. VV kishte premtuar që AKP do të mbyllet e do të hapet Fondi Sovran, por para disa ditëve u hap vala e re e privatizimit po nga bordi i ri i emëruar nga Qeveria Kurti.

Por Muja ka dalur me një arsyetim rreth kësaj çështje.

Kryeministrja e shtetit që e kërcënoi Putini viziton Ukrainën, e veshur me…
“Qeveria ka pasur vendim për ndaljen, ose shitjen e tokave bujqësore ose privatizimit. Është ndaluar ky proces dhe nuk vazhdon më. Kemi përzgjedhur asetet strategjike, tokat bujqësore, i kemi tërhequr nga procesi I privatizimit. Nga dy mijë asete, 90 për qind prej tyre janë tërhequr nga procesi I privatizimit. Do të kalojë në Fondin Sovran. 10 për qind të aseteve, do t’I nënshtrohet procesit”, tha ai.

Ligjvënësi I pushtetit u shpreh se të gjitha ndërmarrjet strategjike janë tërhequr nga procesi I privatizimit. Të njëjtat, sipas tij do të kalojnë në Fondin Sovran.

“Nuk kemi më privatizim, siç jemi mësuar në Kosovë me pa. Nuk ka më privatizim të tokave bujqësore me 1 apo 2 euro hektari. Ka marrë fund ajo. Të gjitha ndërmarrjet strategjike janë tërhequr nga procesi I privatizimit. Parashihet të kalojnë në Fondin Sovran”, theksoi Muja për Kanal 10.