Arrestohen tre persona në Morinë, ja me çfarë u kapën

Putinit i del një problem, ushtarët e tij refuzojnë të luftojnë kundër Ukrainës

Në pikën kufitare në Morinë janë arrestuar tre persona.

Tre persona janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës.

Gjatë kontrollit të veturës tip “Audi”, me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjerë shtetasit A. A. dhe V. A. policia gjeti kanabis.

Policia sekuestruan drogën, automjetin dhe katër aparate celulare. Personat e arrestuar janë: SH. D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë të Kosovës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.