Arrestohet një zyrtar në Ministrinë e Kulturës, u kap duke marrë ryshfet për subvencione

Një zyrtar në Minisitrinë e Kulturës është arrestuar sot nga policia, pasi është kapur në flagrancë duke pranuar ryshfet mijëra euro.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme me shume...