Arsyet përse Cyrihu është qyteti më i shtrenjtë në botë

Cyrihu renditet në vend të parë, si qyteti më i shtrenjtë në botë sipas sondazhit nga Indeksi i Kostos Botërore të Jetesës (WCOL) i EIU, shkruan albinfo.ch.

Studimi mat koston e 200 gjërave – përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, sendet shtëpiake dhe argëtimin në shumë qytete të botës.

Kombinimi më i mirë i një qyteti ultra-modern dhe një fshati të vogël sharmant patjetër se është Cyrihu, por që është mjaft i kushtueshëm, transmeton tutje albinfo.ch.

Duhet theksuar se transporti, ushqimi dhe akomodimi, nuk janë aspak të lira, shpenzimet tuaja do të jenë të mëdha. Por, sa kushton në të vërtetë të jetosh në Cyrih?

Të hash jashtë në Cyrih është shtrenjtë. Do të gjeni restorante dhe kafene në çdo distrikt, dhe që të gjitha shërbejnë ushqim të kualitetit të lartë, por një shujtë në një restorant mesatar mund të kushtojë nga 16 deri në 30 euro – dhe as ushqimi i shpejtë nuk është i lirë në Cyrih.

Supermarketet më të mëdha në Cyrih janë COOP, Migros dhe Spar. Vetëm mbajeni në mend se mishi është një ndër produktet më të shtrenjta.

Shumica e birrave në baret lokale dhe kafenetë kushtojnë rreth 7 euro, dhe një shishe verë kushton nga 8 deri në 21 euro (të paktën). Natyrisht, askush nuk ulet vetëm në bar dhe të porosisë një pije. Kështu që një natë e plotë me pije mund t’ju kushtojë nga 45 deri në 65 euro nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Nga ana tjetër, transporti publik në Zvicër është një nga më të mirët dhe më efikasët në botë. Ndryshe nga vendet e tjera, biletat janë të shtrenjta. Në Cyrih, do t’ju kushtojë mesatarisht 7 euro në ditë dhe rreth 13 euro për udhëtimet jashtë qytetit. /Albinfo.ch

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !