Askush nuk po beson, gjiganti evropian po synon transferimin e Oscar

Oscar si zëvendësues i Coutinhos?

Barcelona ia ka vënë syrin ish-futbollistit të Chelseat, të cilin do të mundohet ta transferojë këtë muaj nga Kina

Barcelona është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Philippe Coutinhos, i cili së fundmi iu bashkua Aston Villës.

Dhe, duket se gjiganti katalunas i ka idetë e qarta në këtë drejtim.

Mediumi “TNT Sports Brazil” raporton se “Blaugrana” ia kanë vënë syrin ish-futbollistit të Chelseat, Oscar.

Përfaqësuesi brazilian qe një kohë është duke luajtur në Kinë, në ekipi Shanghai SIPG.

Por, Barça do ta ketë të vështirë të paguajë shumë para për brazilianin, duke i pasur parasysh vështirësitë financiare.

Mbetet të shihet nëse Oscar do të rikthehet apo jo në futbollin evropian këtë muaj.

Ai kishte luajtur me sukses në “Stamford Bridge” për disa vite para se të largohej në drejtim të Azisë pasi kishte marrë ofertë marramendëse.

Lajme me shume...