Asnjë rast i ri dhe pacient në spital, Zelanda e Re mposht Koronavirusin

Asnjë të shtruar në spital dhe prej 5 ditësh asnjë rast me Covid-19. Këto janë të dhënat premtuese nga Zelanda e Re në betejën kundër pandemisë së koronavirusit, duke dhënë sinjale për mposhtjen e kësaj sëmundjeje.

Në paraqitjen e të dhënave më të fundit të Covid-19, Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Dr Ashley Bloomfield tha që personi që kishte qenë në spital me koronavirus ishte larguar, që do të thotë se nuk kishte më njeri që merrte kujdesin spitalor për të.

“Unë mendoj se kjo është hera e parë, të paktën me siguri brenda dy muajve, që ne nuk kemi pasur dikë në spital, kështu që është një pozicion tjetër i mirë për situatën”, tha ai.

Deri më tani Zelanda e Re ka vetëm 21 persona të vdekur nga Covid-19. Zyrtarët janë të bindur se e kanë ndaluar transmetimin e virusit në komunitet, por thonë se shqetësimet e tyre do të rriten kur të rihapen kufijtë, në muajt e ardhshëm.

Mbi 420,000 njerëz në Zelandën e Re raportohet se kanë shkarkuar aplikacionin për gjurmimin e koronavirusit.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !