Austria dhe Sllovenia mbështetin Kosovën për liberalizim të vizave

Rama: Do t’i drejtohem personalisht Këshillit të Europës për përrallat e Dick Martyt

Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave.

Në Luksemburg, këtë të hënë, u mblodhën përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Aty u kërkua që të bëhet liberalizimi i vizave të Kosovës, po ashtu edhe të realizohen premtimet e bllokut për Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme në Austri, Alexander Schallenberg, ka bërë të ditur se janë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Po ashtu, Bosnjën e cila qysh më 2016, ka aplikuar për ta marrë statusin e vendit kandidat. Kemi situata të ndryshme, por duhet të dërgojmë sinjale të qarta .Ballkani Perëndimor është në oborrin e brendshëm të BE-së. Ne duhet ta kuptojmë se Rusia ka potencial destabilizimi përtej Ukrainës. Jo vetëm në Donbas e Mariupol por edhe në Republikën Srpska e tutje”,ka thënë Schallenberg.

Përkrahjes së vizave për Kosovën iu bashkëngjit edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.

“Përkrahim hapat e Bashkimit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pastaj liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe që Bosnje Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat”, ka thënë Fajon.

Në Këshillin e Punëve të Jashtme, u diskutua dhe për mundësinë që Ukrainës ti jepet statusi i vendit kandidat pas rekomandimit të Komisionit Evropian