Home / Antigona Gashi

Antigona Gashi

Në zorrë kemi deri 15 kg helme që shkaktojnë sëmundjet më të rënda: Ekspertët zbulojnë se si t’i nxjerrim nga trupi!

Kapsllëqe të shpeshta, tepricë kilogramësh apo mungesë kilogramësh, çrregullim i metabolizmit, diabet, sëmundje të veshkave, sëmundje të dëgjimit dhe të shikimit, sëmundje të lëkurës, të flokëve dhe të thonjve dhe sëmundje të tjera deri te kanceri, janë tregues që zorrët ja janë të ndotura Ilaçi më i mirë natyral është …

Read More »

Shqiptarët në Tuz festojnë me flamurin Kuq dhe Zi, në prag të fitores historike

Ka nisur tashmë festa rrugëve të Tuzit Të bashkuar për herë të parë, shqiptarët në Tuz të Malit të Zi u unifikuan në zgjedhjet që u mbajtën sot. Gjetja e një gjuhe të përbashkët, u prit me gëzim nga të gjithë malësorët, të cilët erdhën nga e gjithë bota për ta votuar numrin 5. Madje me flamuj Kuq e Zi ka nisur tashmë festa rrugëve të Tuzit, të cilët kanë dalur masivisht në zgjedhje. Deri në përfundim të numërimit të votave ku malësorët po e presin fitoren historike, ngazëllimi dhe festa e tyre tashmë ka nisur.

Read More »

Donika fotografohet duke vrapuar në mal, pa grim dhe me rroba sportive, befason me pamjen

Donika po duket larg asaj që e shohim në ekran Është deputete me disa mandate, grua e zonja dhe një figurë mjaftë e diskutuar, shkruan “Kosovarja”. Lëvizjet e saj kanë bërë bujë të madhe edhe në media. Tani, Donika i është kthyer sërish origjinës së saj në politikë, “AAK”-së. Kadaj-Bujupi për tu relaksuar pak nga angazhimet e çdo ditshme në politikë, bënë vrap në natyrë. Pa kaçurrelat që e identifikojnë dhe grimin në fytyrë, Donika po duket larg asaj që e shohim në ekran.

Read More »

Pa këta lojtarë, Milan nuk mund të “marrë frymë”

AC Milan mundi Sassuolo dje në San Siro në atë që ishte një performancë disi bindëse. Megjithatë, Rossonerët kanë kaluar Interin në renditjen e Serie A dhe tani janë të 3-të në tabelën përcjell ORAinfo. Qasja e lojtarëve të Milanit nuk ishte shumë e këndshme për atë ditë dhe madje edhe trajneri Gennaro Gattuso pranoi se performanca nuk ishte e mirë në aspektin e cilësisë teknike. Sassuolo kishte momentet e tyre gjatë gjithë ndeshjes, por nuk ishin të aftë të kapitalizonin, gjithashtu për shkak të mbrojtjes solide të Milanit, të udhëhequr nga Alessio Romagnoli dhe Mateo Musacchio. Dy qendër mbrojtësit si dhe Gianluigi Donnarumma në gol, ishin protagonistët e vlerësimeve të lojtarëve në mediat italiane këtë mëngjes. Këtu janë vlerësimet e Milanit nga mediat kryesore: Gazzetta dello Sport: Donnarumma 7; Kalabria 6, Musacchio 6,5, Romagnoli 6, Rodriguez 6; Kessie 6, Bakayoko 5,5, Paqueta 6; Suso 5.5, Piatek 6, Calhanoglu 5.5. Zëvendësimet: Biglia 6 Corriere della Sera: Donnarumma..

Read More »

Inzaghi shokon Milanin

Menaxheri i Lazios, Simone Inzaghi beson se dy ndeshjet e fundit të klubit kanë vërtetuar se biancocelesti është më i mirë sesa AC Milan dhe Roma. Derby della Capitale pa Lazio kapur një fitore masive dhe vendimtare 3-0 ndaj giallorossi dhe fitorja i ndihmoi ata të ishin në nivel në pikë me rivalët . Golat nga Felipe Caicedo, Ciro Immobile dhe Danilo Cataldi e panë Lazion fitues përcjell ORAinfo. Pas lojës, Inzaghi po bisedonte rreth lojës dhe ai tha: “Ne kemi treguar në këto dy ndeshjet e fundit se ne kemi qenë superior ndaj Milanit dhe Romës. “Ne kemi merituar të fitojmë, kemi humbur pikë sepse muajin e kaluar kemi pasur 11 lëndime mes Genoas dhe Seviljes”, ka thënë Inzahgi./ORAinfo/

Read More »

Dikush ia shkruan “UÇK” familjes Dakiq në shtëpi

Derisa po dilte në oborr, Luka është përballur me personin e maskuar. Grafit me mbishkrimin UÇK, dyshohet se ka shkruar një person i maskuar në derën e shtëpisë së Milenko Dakiqit nga fshati Gorazhdec i Pejës. Në orët e vona të së shtunës, Luka, djali i Milenko Dakiqit, ka vërejtur një person të maskuar, i cili në këtë derë ka shkruar me shkronja të mëdha, UÇK, i cili më pastaj është larguar në drejtim të panjohur, raporton KTV. Derisa po dilte në oborr, Luka është përballur me personin e maskuar. Dakiqi thotë se u frikësua me atë çfarë i ka ndodhur, derisa nuk ka arritur të identifikojë se kush mund të ketë qenë. Pasi personi i maskuar ka arritur të largohet, ai ka njoftuar policinë, por që as ajo nuk ka arritur të identifikojë kryesin e kësaj vepre. Dankiqi thotë se ndihet i kërcënuar dhe se ka frikë për motrën e tij të vogël. Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se është njoftuar që prokurori po merret me të, e familja Dankiq thotë se nuk ka asgjë të keqe me askënd. P..

Read More »

Shefi i delegacionit të BE-së ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë

Sem Fabriz thotë se Kosova dhe Serbia duhet arritur një marrëveshje të përhershme Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ka thënë se qëndrimi i BE-së rreth dialogut të Kosovës e Serbisë nuk ka ndryshuar dhe se duhet të arrihet një marrëveshje e përhershme. Fabrizi ka thënë se BE konsideron se duhet të arrihet marrëveshje e qëndrueshme, ligjërisht e obligueshme në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e BE-së, dhe ka shtuar se nuk dëshiron të komentojë idetë të cilat përmenden si zgjidhje të mundshme, si përkufizimi, transmeton metro. “Beogradi e Prishtina duhet të arrijnë marrëveshje për diçka që është e qëndrueshme dhe reale. Pra, kjo ide (për përkufizimin) apo cilën do qoftë tjetër, ne nuk e komentojmë nga aspekti i përmbajtjes së marrëveshjes ë cila do të arrihet”, ka thënë ai sipas medieve serbe. Fabrizi ka përsëritur po ashtu se taksa e vënë nga Kosova në mallin serb duhet të hiqet.

Read More »