Avdullah Hoti i reagon këshilltarit të Kurtit që e akuzoi se merr urdhëra nga Grenelli

Asnjë i vdekur dhe 1 mijë e 266 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Hoti i reagon këshilltarit të Kurtit që e akuzoi se merr urdhëra nga Grenelli.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar këshilltarit të kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, i cili e ka akuzuar se po merr urdhëra nga Richard Grenell, ish i dërguari i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti ka reaguar duke i quajtur shpifje e konspiracione deklaratat e Ferrajt.

“Ata që gjithë jetën nuk kanë guxuar as të mendojnë pa marrë urdhër, e janë betuar për zbatim të urdhërave edhe para padronit të tyre të vdekur, kujtojnë se të gjithë janë si ata – relikte të së kaluarës të dhimbshme për popullin shqiptar dhe robë në mendje e shpirt.
Paguhen nga taksat e qytetarëve, e merren me shpifje e konspiracione ndaj kundërshtarëve politik”, shkruan Hoti.