Avdullah Hoti konfirmon se qeveria e re do të ketë një ministri më shumë se ajo e Kurtit

Hoti konfirmon se qeveria e re do t’i ketë 16 ministri, një më shumë se ajo e Kurtit.

Qeveria e re e kryesuar nga Avdullah Hoti do t’i ketë 16 ministri.

Kjo është konfirmuar në një konferencë për media sot pas mbledhjes së strukturave të LDK-së, nga vet kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, shkruan lajmi net.

“Unë në cilësinë e mandatarit, kam diskutuar me partnerët. Qeveria e re do të ketë 16 resorë”, ka thënë Hoti.

Hoti po ashtu ka thënë se LDK nuk ka caktuar ende emrat e mundshëm për ministra, pasi që sipas tij po pritet koha e mbajtjes së seancës.

“Ne ende nuk e kemi caktuar kabinetin nga ana e LDK-së. Presin për kohën e mbajtjes. Kemi bërë një ndryshim dhe një riorganizim”, ka shtuar Hoti.

Ndërkaq, kreu i LDK-së, Isa Mustafa që po ashtu ishte pjesë e kësaj konference tha se është i bindur se dekretimi i presidentit është në përputhje me Kushtetutën, dhe se për këtë do tëp resin vendimin e Gjykatës.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !