Ballkani i Hapur, Kurti e Rama flasin për mospajtimet

Ballkani Hapur, vazhdon të temë shumë e diskutuar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli më shumë sesa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur të dy liderëve iu shtrua pyetja tashmë e përhershme për iniciativën e Ballkanit të Hapur.

Kurti tha thjeshtë se kjo çështje dihet dhe “është e një dimensioni tjetër”, pasi tha se s’është bilaterale. Ndërsa Rama tha se kjo iniciativë s’i bashkon dy vendet, por tha se as nuk i ndan, raporton Gazeta Express.

“Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por ama është po kaq e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na ndan. Që do të thotë që në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, kjo është e vërtetë. Por këto këndvështrime të ndryshme në këtë pikë nuk na pengojnë që në marrëdhëniet bilaterale të vazhdojmë të ecim përpara”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë tha se është normale që të mos pajtohet gjithmonë me kryeministrin e Kosovës.
“Fakti që nuk biem dakord për çdo gjë, do të thotë që jemi në rregull”, tha ai.