Banorët e Malishevës me falënderim të veҫantë për Policinë e Kosovës

Reshitaj reagon pas rastit të 29 vjeҫarit nga Gjilani: Eshtë herët të vihet faji mbi institucione

Policia e Kosovës merr falënderim të veçantë nga banorët e Malishevës.

Dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës, mori vendim që disa nga komunat e Kosovës të dalin nga karantina.

Në mesin e këtyre komunave është edhe Malisheva, komunë kjo që shënojë rastin e parë më 14 mars, që i bie të jetë ndër komunat e para të prekura me COVID-19, pas Klinës.

Pas 51 ditë karantinim, Malisheva, ka filluar t’i kthehet normalitetit por jo me dinamikën e dikurshme duke patur parasysh rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, respektivisht IKSHPK-së.

Reshitaj reagon pas rastit të 29 vjeҫarit nga Gjilani: Eshtë herët të vihet faji mbi institucione

Gjatë periudhës së karantinimit situata në Malishevë ka qene kryesisht e qetë, pa ndonjë incident të theksuar, masat janë respektuar nga qytetarët (përjashtuar individë).

Kjo është meritë edhe e policisë të cilët kanë qenë të përkushtuar në mbajtjen e rendit, duke mos munguar bashkëpunimi reciprok qytetarë me policinë.

Madje, kjo ka bërë që banorët e Malishevës përmes afisheve të falenderojnë Policinë e Kosovës. ‘#Policia e Kosovës, #Faleminderit’, si dhe logoja e Policisë së Kosovës e realizuar përmes artit nga një grup fëmijësh, është mënyra të cilën malishevasit kanë zgjedhur të falendrojnë Policinë e Kosovës, të cilët kanë kontribuar në luftimin e koronavirusit.

Kujtojmë që numri i të infektuarve në Malishevë është 76, ku deri më tani 58 janë të shëruar dhe një viktimë.

Reshitaj reagon pas rastit të 29 vjeҫarit nga Gjilani: Eshtë herët të vihet faji mbi institucione

Reshitaj reagon pas rastit të 29 vjeҫarit nga Gjilani: Eshtë herët të vihet faji mbi institucione

Reshitaj reagon pas rastit të 29 vjeҫarit nga Gjilani: Eshtë herët të vihet faji mbi institucione

Reshitaj reagon pas rastit të 29 vjeҫarit nga Gjilani: Eshtë herët të vihet faji mbi institucione

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !