Barcelona, ka bërë plane për të nënshkruar me mesfushorin 19-vjeçar të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz në verën e vitit 2023.
Reprezentuesi gjerman po shijonte një fushatë të suksesshme në Bundesligë përpara se të pësonte një dëmtim të rëndë në gju në mars, i cili ka të ngjarë ta përjashtojë atë nga fusha deri në nëntor të këtij viti, përcjell ORAinfo.
Pavarësisht kësaj, skuadra katalanase po kërkon të bëjë një lëvizje për të riun e Die Werkself në fund të sezonit 2022-23 sipas Fichajes.net, me Barçën që po shtyn përpara me planet për të përmirësuar skuadrën e Xavi në të tashmen dhe të ardhmen.
Megjithatë, pavarësisht se Wirtz zbuloi se ai ka një dëshirë për të luajtur për skuadrën e La Ligës një ditë, raporti sugjeron se Real Madrid, Bayern Munich dhe Juventus të gjithë kanë interes për mesfushorin sulmues gjithashtu./ORAinfo/