Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka bindur ditën e sotme Dash Shehin e LZHK dhe demokristianin Nard Ndoka që të jenë pjesë e listës së tij të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Nuk dihen ende detajet e marrëveshjes së tyre, por mësohet se të dyja këto parti do të kenë kandidatë në 12 qarqet e vendit, por jo pjesë e emrave fitues.
Dje, ishte kreu i PAA Agron Duka që lajmëroi se kishte arritur marrëveshje me Bashën, për një kandidat fitues në Durrës dhe kandidatë në 12 qarqet e vendit, por jo në emrat fitues. Nuk dihet nëse vetë dy kryetarët e partive në fjalë kanë kërkuar vend të sigurtë në listë ashtu si Agron Duka.
Dy aletatët e tjerë që kërkojnë “thelën e madhe” dhe po i bëjnë presion Lulzim Bashës, janë Fatmir Mediu i PAA dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së.
Aleati historik i PD, Fatmir Mediu kërkon më shumë se vetëm përfaqësimi në listë. Për të shtuar dhe më presionin ndaj Bashës, dje Mediu ka prezantuar 36 kandidatët e tij për Tiranën. Sipas tij, kofiçentët e republikanëve janë tëë njëjtë me PD.
The post Basha bën pjesë të listave Shehin dhe Ndokën, kush po i bën ‘presion’ kryedemokratit appeared first on Zonë E Lirë.