Basha mbledh aleatët në selinë e PD për të firmosur marrëveshjen, një tjetër parti i bashkohet koalicionit


Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur sot në zyrën e selisë së PD-së, aleatët për të firmosur marrëveshjen e koalicionit pasi sot është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.

Deri më tani, dyshohet se pjesë e koalicionit që mendohet se do ketë emrin “Shqipëria fiton” do të jetë edhe Fryma e Re Demokratike, e themeluar nga ish presidenti Bamir Topi, sipas “Dosja.al”.

Topi herën e kaluar ka qenë në koalicion me PS-në, por kësaj rradhe i është bashkuar kryedemokratit Basha.

Krydemokrati Basha ka mbyllur marrëveshje me të gjithë aleatët e tij, PBDNJ Vangjel Dule, Partia Drejtësi për Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Agrare e Agron Dukës dhe Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e Dashamir Shehut.

Burimi: Dosja.al

The post Basha mbledh aleatët në selinë e PD për të firmosur marrëveshjen, një tjetër parti i bashkohet koalicionit appeared first on Zonë E Lirë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...