Lojtari i Barcelonës, Ousmane Dembele, është shtuar në listën e objektivave të transferimit të Bayern Munichut këtë verë.
Kampionët e Bundesligës duan të nënshkruajnë me një sulmues të ri – dikë që mund të bëjë diferencën në sulm – dhe Sky Germany raportoi javën e kaluar se ata janë të interesuar për Sadio Mane të Liverpool-it, përcjell ORAinfo.
Sky Sports News ka mësuar se Dembele është një tjetër lojtar me interes dhe tashmë është bërë kontakti i parë mes klubit dhe përfaqësuesve të tij./ORAinfo/