Bayern Munich sapo zyrtarizoi transferin më të ri

Xavit nuk i pëlqen të krahasohet me Guardiolan

Bayern Munich prezanton Mathys Tel.

Bayern Munichu e ka kompletuar transferimin e Mathys Tel.

Përmes një njoftimi, Bavarezët bën të ditur se lojtari 17-vjeçar iu bashkua nga Stade Rennes.

Xavit nuk i pëlqen të krahasohet me Guardiolan

“FC Bayern ka nënshkruar me të riun francez Mathys Tel. 17-vjeçari i bashkohet kampionëve rekord gjermanë nga Stade Rennes”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Ndërsa tel u shpreh: “FC Bayern është një nga skuadrat më të mira në botë. Unë kam pritur shumë për këtë sfidë të madhe dhe do të jap gjithçka për këtë klub. Më kanë bërë shumë përshtypje diskutimet me Hasan Salihamidzic dhe drejtuesit e FC Bayern, dhe shpejt kuptova se doja patjetër të vija në Mynih”.

Tel, i cili mbushi 17 vjeç më 27 prill, bëri dhjetë paraqitje për skuadrën franceze të ligës së parë sezonin e kaluar. Në daljen e tij të parë në ligë në gusht 2021, ai u bë lojtari më i ri në historinë e Rennes, duke bërë debutimin e tij në moshën 16 vjeç e 110 ditë – mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte Eduardo Camavinga. Tel ka shënuar dhjetë gola në 15 paraqitje për ekipet kombëtare të Francës U17 dhe U18.