Bayern Munichu heq dorë nga ylli i madh – por aktivizohen dy gjigantët evropianë


Jadon Sancho është njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet evropiane.

Ditëve të fundit u spekulua se Bayern Munchen do të hyjë në garë për nënshkrimin e tij, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, lajmi përgënjeshtrohet nga gazetari i “Bild”, Christian Falk, i cili tha se “bavarezët” nuk dëshirojnë të bëjnë një gjë të tillë për shkak se Sancho kushton më shumë se 100 milionë euro dhe Bayerni nuk ka në plan të shpenzojë një shumë të tillë për asnjë lojtar.

Por, sipas Falk, Liverpooli dhe Manchester United janë në garë për nënshkrimin e tij. Negociata nuk ka ndërmjet lojtarit dhe skuadrave ende.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...