Bayern Munichu ua ofron yllin francez tre klubeve të mëdha evropiane

Lewandowski akuzon të forta për Bayernin

Bayern Munichu ua ofron Pavardin tre klubeve të mëdha evropiane

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic , është i etur për të gjetur një blerës serioz për mbrojtësin francez, Benjamin Pavard.

Mbrojtësi francez është në shitje këtë verë nga Bayern Munichu dhe lojtari ka dhënë vet miratimin.

Sipas mediumit Sport1, agjenti i Pavard, Pini Zahavi, me miratimin e Salihamidzic, ka thënë se tre klube do të përballen për shërbimet e fituesit të Kupës së Botës.

Manchester United, Chelsea dhe Atletico Madrid i janë ofruar të gjithë Pavardit për ta nënshkruar këtë verë.

Chelsea ka shprehur interes, megjithëse po eksploron edhe opsione të tjera në këtë fazë të tregut.

Pavard ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 dhe çmimi i tij 30 milionë euro.