BE ia tregon Ukrainës muajin kur do të mësojë fatin rreth anëtarësimit të mundshëm

Ukraina po synon të anëtarësohet në BE.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë se institucioni që ajo udhëheq do të synojë të jap mendimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian në muajin qershor.

Ajo e ka publikuar një fotografi duke folur me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, gjatë një takimi online të G7-ës.

“Mezi pres të marr përgjigjet për pyetësorin e anëtarësimit në BE”, tha von der Leyen.