Beatrix me lot në sy: Nuk e shoh dot shtëpinë pa të! Për kë e ka fjalën?

Këngëtarja kosovare që kur u bë pjesë e BBV ka përjetuar emocione të ndryshme brenda shtëpisë së famshme, shkruan lajmi.net.

Beatrix po e përjeton rëndë nominimin e Dagz me të cilin është mjaft e lidhur shoqërisht.

Madje ajo është deklaruar se nëse Dagz del do të dalë edhe ajo.

Të njëjtin shqetësim ka ndarë edhe mbrëmë me Einxhel teksa po shijonin një darkë festive.

Duke vallëzuar së bashku, Beatrix e përlotur shprehu se nuk e imagjinonte dot shtëpinë pa prezencën e Dagzit.

Einxhel u përpoq ta ngushëllonte duke i thënë se pasi të dalin jashtë kanë shumë plane për ti realizuar së bashku./Lajmi.net/

Lajme me shume...